skip to Main Content

sfond

Ekspertiza dhe shkenca e ekspertimeve që përbën boshtin e aktivitetit që zhvillon Studio Mjeko ligjore është pjese integrale e jetës sonë. Pavarësisht se ne e dimë këtë apo jo, shumë nga detyrat e përditëshme ne i zhvillojmë në përputhje me kërkesat e kohës dhe arritjet në shkencë. Misioni Ynë është afrimi i Shërbimeve të ekspertimit mjekoligjor me kërkesë të palëve të proçeduar penalisht, palëve në procese civile, mbrojtësve dhe ose përfaqesueve të tyre. Në këtë vizion ngërthehen të gjitha aktivitetet që parashikohen për kompletimin e këtij misioni të shenjtë, duke kontribuar në radhë të parë: në uljen dhe parandalimin e krimit të organizuar, mbrojtja e popullatës nga rreziqet e dhunës dhe krimit, parandalimi i lëndimeve (në punë, në komunikacion, gjithkund), promovimi dhe nxitja e veprimtarisë mjekoligjore, përgjigja efikase ndaj katastrofave natyrore apo aksidentale, sigurimi i kualitetit në ekspertime për të ndihmuar një hetim dhe gjykim sa me objektiv të rasteve.

Besimi rritet kur ka sherbim cilësor të besueshëm.
Ekspertimet në fushën mjekoligjore ndihmojnë kërkimin shkencor, plotësojnë nevojat e shoqërisë, Drejtësisë dhe Mjekësisë, mbrojnë individin dhe shoqërinë në tërësi duke siguruar nivel të lartë profesional dhe besueshmëri. Duke klikuar në faqen tonë ju keni vlerësuar se njohja me atë ç’ka përfaqëson Studio Mjekoligjore HIPOKRATI dhe roli i saj ne çështjet e Drejtësisë dhe Mjekësisë, si urë kyçe kryesore e të rëndësishme lidhëse në mes tyre.

Ne jemi në shërbim të Drejtësise  dhe në mbrojte të drejtave dhe lirive të njeriut si një institucion i specializuar që zotëron aftësi dhe ekspertizë të nevojshme për t’u përdorur si referencë për të gjitha rastet e hetimeve dhe gjykimeve  civile dhe penale që kanë karakter biologjik mjekësor në Shqipëri.

 

Do të jeni të mirëpritur të bëni komentet tuaja për ç’ka duhet përmirësuar në këtë shërbim.

Ju faleminderit!